11:37 / E Hënë, 14 Gusht 2023 / AR

Billy Porter shpërthen ndaj Anna Wintour për kopertinën me Harry Styles

Billy Porter kritikoi sërish kopertinën e Harry Styles për Vogue dhe e quajti Anna Wintour një “kurvë”.

Gjatë një interviste me Telegraph, ai foli me përbuzje për Vogue dhe kryeredaktoren Anna Wintour duke përmendur faktin që Harry Styles u prezantua si një figurë që theu stereotipet gjinore përsa i përket modës kur u shfaq në kopertinën e Vogue me veshje të cilat tradicionalisht janë lidhur me gratë.

Billy Porter shpërthen ndaj Anna Wintour për kopertinën me Harry

“Nuk është faji i Harry Styles që ai është një njeri i bardhë, i lezetshëm dhe homoseksual,” tha Porter, i cili ka dalë hapur si homoseksual.

Sa i përket Wintour, Porter tha se ai foli me kryeredaktoren e revistës rreth asaj se si të përdorej Vogue për të shtyrë përpara qasjen e një mode pa gjini, përpara se Harry të dilte në kopertinë.

“Ajo kurvë më tha në fund, ‘Si mund të bëjmë më mirë?’.” Ai e këshilloi që të përdorte fuqinë e Vogue për të promovuar liderët e kësaj lëvizjeje për modën që shkon përtej stereotipeve gjinore.

Billy Porter shpërthen ndaj Anna Wintour për kopertinën me Harry

Porter, edhe më parë, ka kritikuar kopertinën historike të Styles.

Billy Porter shpërthen ndaj Anna Wintour për kopertinën me Harry

“Kam ndryshuar të gjithë lojën,” tha ai për Sunday Times në tetor 2021. “Dhe kjo nuk është ego, ky është fakt. Unë isha i pari që e bëja dhe tani të gjithë po e bëjnë.”

Fituesi i Emmy-t më pas pretendoi se ai po sulmonte Vogue dhe jo Harry-n personalisht. “Harry Styles, të kërkoj falje që po përmend emrin tënd,” tha asokohe në “The Late Show with Stephen Colbert”.

“Nuk ka të bëjë me ju. Biseda nuk është për ju. Biseda është në fakt më e thellë se kaq. Bëhet fjalë për sistemet e shtypjes dhe fshirjes së njerëzve me ngjyrë që kontribuojnë në kulturë.”