Bim Bimma kërkon zgjedhje në qershor: Na duhet me vendos!

Reperi i njohur shqiptar Bim Bimma po kërkon zgjedhje të reja.
Bim Bimma përmes një postimi, ka njoftuar se dëshiron zgjedhje të reja në muajin qershor.
Ai në ballkonin e shtëpisë së tij, ka varur një shkrim “Zgjedhje n’qershor”.
Reperi fotografinë e shoqëroi me një thirrje “Edhe sâ? Kena m’i pâsë syt’ çelë po nuk kena me pâ? Çu!”.
Dikush e pyeti kush mu çu, e reperi nuk hezitoi t’i përgjigjej.
“Unë, ti, ai dhe të gjitha vetat e tjera, se na duhet me vendos!”, tha ai./Indeksonline/
