19:47 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Bim Bimma sapo zbuloi sekretin më të madh! Befason reperi..

Nuk është përfolur për ndonjë lidhje dashurie. Mirëpo Bim Bimma më në fund ka pranuar që ka një vit që është i dashuruar, madje reperi ka thënë për Prive që është tejet i lumtur dhe ka gjetur personin që i përshtatet jashtëzakonisht shumë, shkruan Indeksonline.

“Ka një vit që jemi bashkë! Po jemi duke bashkëjetuar. Nuk kemi ndonjë plan konkret pasi që jetës nuk i dihet, por e kemi gjuajtur gurin dikund. Është një person i thjeshtë, ashtu siç jam unë. Nuk është person publik. Ndërsa i do qentë shumë, më shumë se unë”, ka thënë ndër të tjera reperi kosovar.