Bima e rrezikshme e Britanisë përhapet edhe në Irlandë, personat që e prekin iu digjet lëkura

Një bimë e gjatë e cila duket si bar i zakonshëm është duke shkaktuar telashe në Britani të Madhe dhe jo vetëm.
Duke u përhapur edhe në Irlandë, kjo bimë po u shkakton lëndime trupore çdo ditë e më shumë banorëve.
Së fundmi, 14 vjeçari Jayden Channon, derisa ishte duke prerë barin në oborrin e tij, ka rënë në kontakt me bimën dhe lëkura i është irrituar.


DailyMail shkruan se ai është shtrirë në spital tash e tre ditë, teksa vetëm morfina po bën punë për dhimbjet e shkaktuara.
Mjekët nga Spitali Universitar Tipperary në Clonmel thonë se plagët ngjajnë me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë.