75 Mall Live Search
11:44 / E Mërkurë, 23 Mars 2022 / k.v

“Bimi”, dëshmitari i parë i mbrojtjes në gjykimin ndaj Salih Mustafës

Brahim Mehmetaj “Bimi” është dëshmitari i parë i mbrojtjes në gjykimin ndaj Salih Mustafës në Hagë.

Ai në seancën e së mërkurës pritet të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes dhe palëve të tjera në procedurë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në fillimin e dëshmisë së tij, Mehmetaj bëri të ditur se Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i është bashkuar qysh në themelimin e saj, në vitin 1989 apo 1990.

Në këtë parti, ai deklaroi se ka qenë kryetar i degës së rinisë për Prishtinë, anëtar kryesie në nivel të degës e deri në anëtar të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.