21:55 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bind Atletico, debutojnë me gola dy blerjet e reja

Atletico Madrid ka kryer me sukses provën e parë dhe duket se do vazhdojë të jetë e njëjta edhe pas gjithë atyre largimeve.

Skuadra e Simeones ditën e sotmë ka provuar veten ndaj Numancias, skuadër që aktivizohet në La Liga 2. Bardhekuqtë kanë bindur në provën e tyre të parë të kësaj vere, duke fituar pastër me rezultatin 3-0. Të tre golat u shënuan në fund të takimit.

E sotmja ka qenë dita e blerjeve të reja. Mbrojtësi Felipe, i ardhur nga Porto dhe sulmuesi Saponjic, që zbarkoi në Madrid nga Benfica kanë qenë autorë të dy golave.

Një debutim që me shumë mundësi e kishin ëndërruar ditën pas prezantimit. Golin tjetër e shënoi Vitolo. Miqësorja e radhës për madrilenët është më datë 24 ndaj meksikanëve të Guadalajara. /IndesOnline/