75 Mall Live Search
16:36 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Binjaket e bashkuara në kokë, ndahen nga mjekët hungarezë pas një operacioni 30 orësh

Dy vajza nga Bangladeshi që kanë lindur të bashkuara në kokë janë ndarë me sukses nga një ekip mjekësor i udhëhequr nga 35 mjekë hungarezë.

Motrat binjake kishin vetëm 50 përqind shans për të mbijetuar nga ndarja, thanë mjekët, sipas AFP.

U deshën tri operacione për t’i ndarë vajzat. Procesi filloi vitin e kaluar në Dhaka, me ndarjen e pjesëve të përbashkëta të venave cerebrale në trurin e binjakëve, transmeton Indeksonline.

Faza e dytë filloi në fillim të këtij viti në janar, binjakët u zhvendosën nga Dhaka në Budapest. Këtu, motrat u implantuan me një sistem të veçantë, të krijuar në Hungari për të zgjeruar lëkurën dhe indet e buta.

Ndarja e Rabeya dhe Rukaya nuk ishte rasti i parë i binjakëve siamezë që u lindën dhe u ndanë në Bangladesh./Indeksonline/