75 Mall Live Search
23:51 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Binjakët habisin botën me vendimin e tyre, pse nuk duan të ndahen

Dyshja nga fshati Khenda të Indisë, u bënë të njohur në botë pasi videoja e tyre duke u larë u shpërnda në vitin 2014.

Pas kësaj, binjakët – të cilët janë bashkuar në bel dhe ndajnë dy këmbë, ju ofrua mundësia nga mjekët për t’i ndarë, por ata janë të vendosur për të qëndruar së bashku.

Tani thuhet se ato janë shumë të mëdhenj për të kryer një operacion të tillë.

“Ne nuk mund të ndahemi tani edhe nëse dëshirojmë. Ishte e mundur kur ishim fëmijë, por tani është e pamundur. Mjekët na thanë se nuk mund të operohemi”, tha Shivanath.

“Nuk duam të bëjmë asgjë gjithsesi. Duam të qëndrojmë kështu. Ne kemi një dhuratë shumë të veçantë nga Zoti. Ne e konsiderojmë veten si dy trupa, por një shpirt”.

Dyshja ka lindur në një fshat të vogël pranë Raipur në Indinë qendrore.

Ata besohet të kenë të njëjtin stomak, por kanë mushkëri, zemra dhe trurin e pavarur. Me praktikë ata kanë mësuar të bëjnë të gjitha punët e tyre të përditshme themelore, përfshirë dushin, ngrënien, veshjen dhe krehjen e flokëve të njëri-tjetrit. /Indeksonline/