75 Mall Live Search
13:52 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Binjakët janë filmuar duke ‘gjuajtur’ njëri tjetrin përderisa akoma ishin në barkun e nënës

Videoja në rritje nga Kina vjen nga ultratinguj ku nëna e tyre ishte katër muajsh shtatzënë.

Babai i tyre Z.Tao, 28 vjeç tha se e filmoi atë kur ai shkoi me gruan e tij në një kontroll , vitin e kaluar në qytetin e Yinchuan.

Ai tha për gazetën “The Paper” se nuk e kishte pritur se bijat e tij do të ishin yje të internetit përpara se të lindnin.

Ai shtoi se ai pa që të dyja përqafonin njëra tjetrën gjatë një kontrolli në janar.

“Ishim aq të prekur. Foshnjat ishin kaq të vogla dhe dinin si të kujdeseshin për njëra tjetrën. Unë besoj se ato do të jetojnë me njëra tjetrën në harmoni kur të rriten”, tha Tao për “The Paper”.

Ato lindën të shëndetshme dhe i quajtën Qershi dhe Luleshtrydhe, pasi që ishin frutat e preferuara të mamasë së tyre. /Indeksonline/

https://metro.co.uk/video/twin-sisters-seen-fighting-mothers-wound-ultrasound-1906278/?ito=vjs-link