75 Mall Live Search
12:41 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

Binjakët lindin në dy vite, njëri në 2017, tjetri në 2018

Binjakët Joaquin dhe Aitana de Jesus Ontiveros pritej të lindnin më 27 janar të vitit 2018.

Megjithatë, nëna e tyre shkoi në lindje të parakohshme në natën e Vitit të Ri, dhe bebet lindën në ditë, muaj dhe vite të ndryshme.

Ata erdhën në jetë shëndosh e mirë, në Qendrën Mjekësore Rajonale Delano në Kaliforni të SHBA-ve.

Dy binjakët, ndonëse ndajnë gjithçka së bashku, nga gjenet e deri te ushqimi, ata nuk do ta kenë ditëlindjen e njëjtë, e as vitin e njëjtë të lindjes.