16:47 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Binjaket më të vjetra të Britanisë festojnë ditëlindjen e tyre të 102-të

Motrat binjake nga Britania po bëhen dy binjaket më të vjetra në Britaninë e Madhe.

Pyllis Jones dhe Irene Crump, të cilat jetojnë së bashku në Worcesterishire, do të shënojnë nesër 102 vjetorin e tyre të lindjes.

Motrat, të cilat kanë lindur në vitin 1916 kanë parë katër monarkë mbretërore, njëzetë kryeministra dhe kanë përjetuar dy luftëra botërore.

Ato kanë fatin që së bashku po e presin edhe këtë ditëlindje, përderisa jo të gjithë binjakët kanë fatin e njëjtë./Indeksonline/