75 Mall Live Search
22:10 / E Martë, 31 Maj 2022 / OSH

Binjakëzohet Juniku me Komunën Clarion në SHBA

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu dhe homologu i tij nga IOWA në SHBA, Andrew Young kryetar i Komunës Clarion, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit komunal ndërkombëtar mes tyre.

Kryetarët Shehu dhe Young janë shprehur se kjo marrëveshje ka për qëllim zhvillimin dhe promovimin e vlerave të ndërsjella në mes komunave përkatëse përmes bashkëpunimit në fushën e kulturës, rinisë, sportit, arsimit dhe bujqësisë.

Ky është binjakëzimi i parë i Junikut që nga themelimi i saj si Komunë në vitin 2006.

“Të dashur junikas,

Sot kam pritur në takim miqësor homologun tim nga shtetet e bashkuara të Amerikës z. Andrew Young kryetar i komunës së Clarion-it në shtetin e LOWA dhe z. Joseph Nelson kryeinspektor i shkollave në komunën e Clarionit.Miqtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar gatishmërinë e bashkëpunimit reciprok me komunën e Junikut me ç’rast kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit komunal ndërkombëtar në mes të komunës së Junikut dhe komunës Clarion në shtetin IOWA në SHBA. Kjo marrëveshje ka për qëllim zhvillimin dhe promovimin e vlerave të ndërsjellat dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Komunal.

Komunat do të bashkëpunojnë në fushat si zbatimi i projekteve të përbashkëta kulturore dhe rekreative, shkëmbimi i përvojave të institucioneve shkollore dhe shoqatave kulturore-artistike, shkëmbimi i përvojave në fushën e Artit, Kulturës dhe aktiviteteve të tjera edukative, shkëmbimi i përvojave në fushën e Sportit, shkëmbimi i përvojave në fushën e Bujqësisë.Ndërsa gjatë qëndrimit të tyre në komunën e Junikut ata vizituan Shkollën Fillore “ Edmond Hoxha ”, Shkollën e Mesme “ Kuvendi i Junikut “, Qendrën e mjekësisë familjare ” dr. Ali Hoxha ” , Bibliotekën Komunale “ Dinë Mehmeti “ si dhe shume vende tjera turistike , kulla dhe parkun rekreativ Moronica”, shkroi ai.