Bipolar nga Tayna: Publikohet albumi i parë i një rep artisteje shqiptare

Tayna shquhet si rep artistja që nisi një epokë të re në hip hop-in shqiptar.
Rep artistja 26 vjeçare dje publikoi albumin e saj të parë, duke i përmbledhur 13 këngë në emrin “Bipolar” dhe duke sjellë për fansat, këngën e re me klip në bashkëpunim me Butën të titulluar “Mashallah” e cila përmbanë edhe pjesën e dytë “Gëzuar” që erdhi befasi për adhuruesit e muzikës së saj, bashkë me këngët “Nëse”dhe “Milly” në verzionin audio.
Por, publikimet e Taynas nuk do të ndalen me kaq. Ylli i hip hop-it, sonte pritet ta publikojë edhe dokumentarin në mbështetje të albumit “Bipolar” në të cilin do të shpjegojë gjithë rrugëtimin e saj në muzikë dhe jo vetëm. Në këtë dokumentar, Tayna, do të shfaqë edhe pjesën shpirtërore e cila lidhet ngusht me krijimtarinë e saj artistike.
Reperja filloi karrierën e saj profesionale muzikore në vitin 2018, duke shpërthyer fuqishëm në industrinë e muzikës së asaj kohe me këngët “Columbiana” dhe “Shqipe”, të cilat menjëherë u bënë favoritet e toplistave gjithandej nëpër radio e televizione. Me këngët e saj të albumit, të publikuara në vazhdimësi, Tayna deri më tani ka grumbulluar mbi 150 milion dëgjime në platformat YouTube, Spotify etj.
“Bipolar” do të mbetet në histori të hip hop-it shqiptar si albumi i parë i publikuar nga një rep-artiste.

Më poshtë gjeni listën e plotë të këngëve të albumit:
1. Heroinat
2. OFG
3. Pijetore
4. S’du me ni – ft. Gesko
5. Alpha Omega – ft. Marin
6. Tequila – ft. Azet
7. Valle ft. Lumi B
8. Teket
9. Anaconda – ft. Kidda
10. Merri
11. Milly
12. Nëse
13. Mashallah & Gëzuar – ft. Buta