23:44 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Biri i bën reklamë Trumpit për marrëveshjet e paqes, e dyta në listë Kosovë-Serbi

Në Shtëpinë e Bardhë po vazhdojnë të nënshkruhen marrëveshje historike, ku sot Izraeli nënshkroi marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në kuadër të marrëveshjeve historike, hyn kjo e fundit ndërmjet Kosovës e Serbisë, e që për tërë këto marrëveshje djali i Trumpit, Donald Jr, ka nisur t’i bëjë reklamë babës së tij.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë renditjen e marrëveshjeve të cilat u arritën në Shtëpinë e Bardhë, ku të dytën në listë e ka vendosur atë mes Kosovës dhe Serbisë.