Birra dhe torte falas në ndeshjen e Premierligës, arsyeja e dhimbshme, por e bukur!
Leicester City do të nderojë ditëlindjen e pronarit të ndjerë, Vichai Srivaddhanaprabha. Në ndeshjen ndaj Bournemouth, tifozët do të pinë birra falas dhe do të ushqehen me tortë pa asnjë cent.
Vendimi është marrë nga nënkryetari i klubit, familjari i ish-presidentit të ndjerë, Khun Aiyawatt Srivaddhanaprabha.
Ish kryetari historik i skuadrës së njohur angleze vdiq tragjikisht pak muaj më parë duke u rrëzuar nga helikopteri pas barazimit të 1-1 në shtëpi ndaj West Ham në tetor.

Poashtu, të gjithë futbollistët do të mbajnë shiritët e zi në duar./Indeksonline/
