Birra në Prishtinë, fotografi e rrallë e aktorëve kosovarë me Faruk Begollin
Aktori dhe producenti kosovar, Shkumbin Istrefi në llogarinë e tij Facebook ka postuar një fotografi nga arkiva e tij.
Ai sjellë kujtime nga takimet me aktorin e ndjerë, Faruk Begolli.
Në këtë fotografi shihen edhe aktorët e tjerë tashmë të njohur Armond Morina, Ilir Prapashtica, të cilët po kalojnë çaste relaksi në kryeqytet.
Me birra mbi tavolinë, në stinën e verës, ata duken kaq të lumtur në prani të njëri-tjetrit.
Kujtojmë që Faruk Begolli vdiq në vitin 2007, duke lënë pas një opus të madh krijues dhe dhjetëra role të pavdekshme në film dhe teatër./Indeksonline/
