14:12 / E Martë, 21 Prill 2020

Birra Peja dhuron materiale mbrojtëse për shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë

Në situatën e krijuar nga Covid-19 nuk po mungon as solidariteti i bizneseve Kosovare në ndihmë të atyre që në këtë kohë kanë më së shumti nevojë.  Birra Peja po përkrah të moshuarit që jetojnë në shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë. Ndihmën e ka dhënë duke dhuruar materiale mbrojtësë ndaj covid-19 sikurse janë, maskat dhe dorëzat adekuate.

Gjithashtu kësaj shtëpie i ka dhuruar edhe vitamina të nevojshme për rritjen e imunitetit e të moshuarve, duke kontribuar kështu në uljen e rrezikshmërisë së infektimit. Poashtu, Birra Peja ka derguar edhe Uje Akull, Langje Tango+, Qumesht dhe Jogurt Vita.

Për Birrën Peja kjo kategori e shoqërisë është më e rrezikuara nga kjo sëmundje andaj ndihma për ta është e domosdoshme.

Birraria më e madhe në Kosovë, Birra Peja edhe më hërët ka ndihmuar familje në nevojë, institucione e kategori të ndryshme shoqërore.

Mos i humb