75 Mall Live Search
17:39 / E Martë, 02 Korrik 2024 / Gj. Sh

Birra Peja fiton çmimin “Top importers of U.S. Brands” në Panairin “AmCham Expo Space”

Në një ngjarje të rëndësishme që bashkon bizneset më të suksesshme dhe inovative, Birra Peja ka fituar një vlerësim të lartë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham). Në panairin prestigjioz “AmCham Expo Space”, Birra Peja u nderua me çmimin “Top Importers of U.S. Brands”.

Presidentja e kompanisë, Jona Devolli, u ngjit në skenë për të pranuar këtë çmim të rëndësishëm, duke përfaqësuar krenarinë dhe përkushtimin që ekipi i Birra Peja ka treguar ndër vite. Ky çmim është një njohje e merituar për përpjekjet dhe arritjet e tyre në treg.

Ky çmim nuk është thjesht një trofe nga të shumtit që Birra Peja ka pranuar, është një dëshmi e kërkesës dhe vlerësimit të lartë që produktet e Birra Peja kanë arritur jo vetëm në vend, por edhe në tregjet ndërkombëtare. 

Birrat e tyre janë bërë simbol i cilësisë dhe pasionit për prodhimin e birrës, duke fituar zemrat e konsumatorëve në mbarë botën.

Birra Peja ka treguar se është shumë më tepër sesa një kompani birre. Çdo shishe e Birra Peja është një përzierje e traditës dhe shijes moderne, duke ofruar një përvojë unike për çdo konsumator.

Birra Peja mbetet e përkushtuar ndaj inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke eksploruar gjithmonë mënyra të reja për të përmirësuar produktet e tyre dhe për të zgjeruar tregun tonë. Ky çmim nga AmCham është një dëshmi e qartë e kësaj përkushtimi dhe shërben si motivim për të punuar me të njëjtin pasion dhe përkushtim.

Birra Peja – Së bashku, do të vazhdojmë të sjellim më të mirën nga bota e birrës për ju!