18:36 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Birra, përparësitë e pabesueshme të pijes së popullarizuar

Birra është padyshim më popullore, dhe një nga pijet alkoolike më të vjetra që konsumohet në mbarë botën.

Ajo ka disa efekte pozitive në shëndetin e njeriut, pasi është e pasur me proteina, vitamina B. Po ashtu, përmban flavonoide dhe është një burim i mirë i mineraleve.

– Birra mban shëndetin e veshkave. Një gotë birre çdo ditë zvogëlon gjasat e sëmundjes së veshkave deri në 40 për qind, sipas një studimi të kohëve të fundit.

– Fibra që birra ka në përbërjen e saj zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq dhe mbron organizmin nga sëmundjet kardiovaskulare.

– Birra është e pasur me vitamina B1, B2, B6 dhe B12. Përmban 30% më shumë vitaminë B6 se çdo burim tjetër, si dhe një sasi të madhe të vitaminës B12.

– Sipas një studimi tjetër shkencor, një nivel i lartë i silicit në birrë forcon eshtrat.

– Birra përmban laktoflavin dhe acid nikotinik, përbërësit që përmirësojnë gjumin dhe trajtojnë pagjumësinë.

– Rezultatet e hulumtimit konfirmojnë konsumi i moderuar i birrës zvogëlon rrezikun e sulmit në tru deri 60 për qind.

– Birra është një pije e shkëlqyer për të parandaluar mpiksjen e gjakut.

– Ekspertët sugjerojnë se birra përmirëson kujtesën. Sipas tyre, adhuruesit e birrës kanë një rrezik më të ulët të demencës dhe sëmundjes së Alzheimer.

– Konsumi ditor i birrës ka një efekt pozitiv në pigmentim – lëkura duket më e bukur.

– Është vërtetuar se dy gota birrë në ditë reduktojnë ndjeshëm stresin.