08:08 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Birra, vera dhe çokollata mund t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë, sipas një studimi

Në bazë të një studimi të ri thuhet se birra, vera dhe çokollata mund t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë.

Sipas shkencëtarëve, një dietë e thjeshtë e ushqimit dhe pijeve lufton inflamacionin dhe e zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme tek njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuar me gati 20%, transmeton Indeksonline.

Kjo do të thotë se shumë fruta dhe perime, bukë, drithëra mëngjesi, djathtë, vaj ulliri dhe arra mund të përfundojnë me një bar-roçisteri, çaj ose kafe ose edhë më mirë me verë apo birrë.

Hulumtimi gjithashtu tregon se nëse doni të jetoni më gjatë ju duhet të shmangni ushqimet që rrisin inflamacionin, duke përfshirë të gjitha format e mishit të kuq, patate të skuqura, pije të gazuara, salca të pastave të gatshme dhe mallrat e përpunuara të pjekura si bukë dhe biskota.

Studimi i realizuar me më shumë se 68 mijë pjesëmarrës, të moshës 45-83 vjeç, zbuloi se ata që gëzonin ushqime të rregullta të ushqimeve anti-inflamatore janë 18% më me pak gjasa të vdesin gjatë 16 viteve të ardhshme se sa të tjerët.

Pas plotësimit të pyetësorit të bazuar në 11 ushqime anti-inflamatore, atyre iu dha një rezultat që varionin nga zero në 16-sa më i lartë rezultati, aq më i shëndetshëm personi.

Më konkretisht, ata kishin një rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare (20%) dhe kanceri (13%).

Çuditërisht, duhanpirësit që ndoqën dietën përjetuan përfitime edhe më të mëdha. /Indeksonline/