75 Mall Live Search
13:37 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / G T

Bis seriozisht puna e drejtorit sportiv Agim Ibraimi te Partizani, zyrtarizon ish-lojtarin “kuqezi”

Skuadra e Partizanit të Tiranës ka bërë një “goditje” gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ekipi shqiptar, ka transferuar mesfushorin e njohur, Kamer Qaka, shkruan Indeksonline

Qaka i cili ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë për një vit e gjysmë është prezantuar në ambjentet e klubit nga drejtori sportiv Agim Ibraimi.

30-vjeçari i bashkohet Partizanit pas eksperiencës pozitive te Shkëndija e Tetovës, skuadër me të cilën fitoi edhe 2 tituj kampion. Njëkohësisht ai dhuroi performanca mbreslënëse edhe në Ligën e Konferencës ku është aktivizuar në të gjitha përballjet evropiane.

I lindur në Pejë, Qaka gjatë karrierës së tij është aktivizuar në Norvegji me klubet e Raufoss, Honefoss apo edhe Sarpsborgut. Ai ka luajtur gjithashtu me Poli Iasi-n dhe Steauan e Bukureshtit në Rumani dhe Mezokovesd-in në Hungari./Indeksonline/