Bisedimet e paqes Afganistan-Pakistan do të mbahen në Turqi
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka konfirmuar që bisedimet e paqes mes Afganistanit dhe Pakistanit do të mbahen në Turqi.
Erdogan në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin pakistanez, Imran Khan tha se takimi i parë do të mbahet në mars pas zgjedhjeve lokale, transmeton Indeksonline.
Ndërsa kryeministri Khan në konferencë tha se shpreson që takimi do të sjellë paqen e shumë pritur me Afganistanin.
Pakistani dhe Afganistani ka kohë që janë në armiqësi me njëra tjetrën./Indeksonline/