75 Mall Live Search
14:30 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / F.R

Bisedimet me SHBA-në dhe Ukrainën/ Kremlini konfirmon takimin e ri tripalësh në Abu Dhabi

Raundi i dytë i takimeve të grupit trepalësh të sigurisë të Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës do të mbahet në Abu Dhabi të mërkurën dhe të enjten, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Siç shpjegoi ai, shtyrja u konsiderua e nevojshme për të koordinuar oraret e të gjitha palëve të përfshira në procesin e negociatave.

Raundi i parë i konsultimeve për sigurinë midis përfaqësuesve të Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës u zhvillua më 23 janar në Abu Dhabi, i ndjekur nga një takim i dytë të nesërmen, më 24 janar.

Ekipi negociator rus u drejtua nga Igor Kostyukov, kreu i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse.

Nga ana ukrainase, grupi trepalësh i punës u kryesua nga Rustem Umerov, sekretar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes të vendit.