75 Mall Live Search
11:03 / E Martë, 29 Mars 2022 / B O

Bisedimet me Ukrainën, Rusia gati heq dorë nga dy kërkesat e saj!

Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia janë takuar në Stamboll për një raund të ri negociatash.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan priti të martën në mëngjes negociatorët në zyrën e Presidentit në Dolmabahçe.

Në negociatat e sotme raportohet se Rusia është e gatshme të heqë dorë nga dy kërkesat e saj fillestare.

Kremlini me sa duket dëshiron të përmbahet nga “denazifikimi” i Ukrainës, shkruan Indeksonline.

Çmilitarizimi i kërkuar më parë i Ukrainës nuk përmendet më në draft armëpushimin dhe as kërkesa për mbrojtjen e gjuhës ruse në Ukrainë.

Në negociatat e sotme Rusia duhet të pranojë Ukrainën të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Në këmbim, vendi duhet të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO dhe nuk lejohet të mbajë asnjë bazë ushtarake të ushtrive të huaja në vend./Indeksonline/