Bisedimet Rusi-Ukrainë, arrihet marrëveshja për korridore humanitare

Në tri rajone të mëdha të Ukrainës (Kiev, Luhans dhe Zaorozhye-Mariupol) është arritur marrëveshja që të funksionojnë korridore humanitare për evakuim të civilëve.
Sipas ministres së Riintegrimit, Iryna Vereshchuk, korridoret do të funksionojnë gjatë ditës së sotme.
Rajoni i Kievit:
• Bogdanovka, Nova Bogdanovka, Peremoha, Bobryk – Brovary.
• Gostomel, Nemishayeve, Vorzel, Dmytrivka – Belogorodka.
Rajoni i Luhanskut:
• Severodonetsk, Popasna, Gorskoe – Slavyansk.
Zaporozhye – Mariupol.
• Kolona me ngarkesa humanitare dhe autobusë bosh do të vazhdojë të lëvizë drejt Mariupolit nëpërmjet Berdyansk dhe Mangush.
Korridore të dakorduara për evakuim të civilëve kishin deshtuar për ditë radhazi, sidomos në Mariupol, atje ku civilët janë përballur më së shumti me sulme ruse përgjatë evakuimit.
Ndërkohë, bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë janë duke vazhduar edhe sot.
Bisedimet kësaj radhe do të mbahen përmes video lidhjes dhe jo një takimi fizik.