75 Mall Live Search
14:16 / E Shtunë, 23 Tetor 2021 / MSH

“Biseduam për të gjitha temat jetësore, përpos burgut”, këshilltari takon Thaçin në Hagë

Ismail Syla, këshilltari i ish-Presidentit Hashim Thaqi, ka njoftuar se sot e ka vizituar Thaçin në Hagë.

Përmes një statusi në Facebook, Syla ka thënë se fuqia morale e Thaçit ishte e lartë.

Siç ka njoftuar Syla, bashkë kanë biseduar për gjithçka përveç burgut.

“Nga aty shihet edhe një dimension tjetër i lirisë së Kosovës, çmimi i çlirimit të saj dhe bërja e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Syla.

Ky ëshët postimi i plotë i tij:

Sot e vizitova Presidentin Thaçi në Hagë dhe u ndjeva mirë me fuqinë e lartë morale të tij. Ndonëse, mbahet padrejtësisht dhe pa faj në paraburgim, biseduam për të gjitha temat jetësore, përpos burgut. Nga aty shihet edhe një dimension tjetër i lirisë së Kosovës, çmimi i çlirimit të saj dhe bërja e shtetit të Kosovës. Shpreh bindjen dhe sigurinë që Presidenti Thaçi, ashtu siç doli faqebardhë në të gjitha fazat historike të Kosovës, do të del ngadhënjimëtar edhe përballë kësaj sfide!