17:31 / E Martë, 26 Tetor 2021 / AR

Biserko takohet me zëvëndëskryeministren Redzepi, flasin për projekte të rëndësishme

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Redzepi po vazhdon të zhvillojë takime të rëndësishme.

Këtë herë u takua me Sonja Biserkon, drejtore e Komitetit të Helsinkit në Beograd.

Në atë takim është diskutuar për projekte të ndryshme kulturore dhe akademike në të dy shtetet.

Përveç kësaj, aty u fol edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë./Indeksonline/