75 Mall Live Search
14:57 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bisha i quajtur James Milner, duhet të jetë shembull për të gjithë sportistët

James Milner është vlerësuar nga analistët vazhdimisht si futbollisti më i nënvlerësuar.

Por, puna e tij ka bërë që shpeshherë Milner të i heshtë të gjithë në fushën e blertë.

Fakt për këtë ka qenë edhe edicioni i kaluar që ai e ka patur me Liverpoolin.

Në mbrojtje, në krahun e majtë, në të djathtë, në qendër të mesfushës, prapa sulmuesve, kudo që është dashur, Klopp ka llogaritur dhe e ka aktivizuar yllin anglez.

Madje, Milner po shkon drejt moshës 34 vjeçare, por përgatitja fizike e tij është e hatashme. Dëshmi për këtë janë këto fotografi nga stërvitet e fundit te Liverpooli.

Milner si një bishë e vërtetë, po del të jetë shembull për të gjithë bashkëlojtarët dhe futbollistët./Indeksonline/