21:49 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

‘Bisha’ që rrahu dy vajza në Los Angeles thotë se ai ishte viktima!

Gjatë kësaj jave në rrjetet sociale qarkulloi një video nga qyteti i Los Angeles, ku shihet një njeri trupmadh duke grushtuar dy vajza.

Pas kërkimeve nga polica, u arrestua personi që rrihte vajzat, Arka Sangbarani Oroojian, transmeton Indeksonline.

Në deklaratën pas arrestimit, Oroojian tha se ai ishte viktima dhe se e mbrojti vetën.

“Nuk më besohet që ndodhi. Unë isha duke mbrojtur vetën time” u shprehë 30 vjeçari për KTLA.

Vlen të theksohet që për këtë intervistë ai u pagua 90.000 dollarë. Arka është i njohur në qytetin e tij si një muzikant. /Indeksonline/