“Bishat” e rrugëve të Kosovës
Kosovarët janë të apasionuar pas veturave të shpejta dhe garave “Drag”.
Garat e organizuara në pistat modeste të Kosovës mbledhin afër vetës me mijëra të dashuruar pas zhurmës së frikshme të motorëve që prodhojnë me mijëra kuaj fuqi.
Por kjo dashuri e madhe dhe ky pasion i frikshëm dhe i rrezikshem kushton shumë, shkruan Indeksonline.
Pronarët e këtyre veturave shpenzojnë shumë para, kohë dhe energji që të ulin në maksimum sekondat kur të arrijnë në Finish.
Xhevdet Leci është garuesi me kohën më të mirë që ka arritur një shqiptar ndonjëherë.
Gjatë këtij viti, në garën e Budapestit ai me Audi S2 arriti të kaloj 402 metra për vetëm 8.8 sekonda.
Por të arrihet një shpejtësi aq e madhe nevojitet shumë fuqi dhe shumë investime madje duke mos fituar asgjë përveç dashurisë së publikut.

Audi S2 i Xhevdet Lecit ka një motor 3.0 30v Turbo i cili i prodhon hiq më pak se 1470 ps pa e aktivizuar niton (NOS).
Fuqia reale e tij nuk është testuar asnjë herë pasi që nitro nuk ka pasur mundësi të aktivizohet për të kuptuar sa është fuqia e tij maksimale.
Koha më e mirë e kësaj veture është 8.4 sekonda (te pronari i mëparshëm), duke arritur 280 km/h për vetëm 402 metra.

Vlera ekonomike e tij nuk mund të matet por shpenzimet po. Një ivestim që pritet t’i bëhet në vitin 2019 do t’i kushtoj Lecit hiq më pak se 40.000 euro, shumë e barabartë me vlerën e një Audi A4 e vitit 2018.
Nga gjithë këto shpenzime ai nuk fiton asgjë, por grumbujt e njerëzve që mblidhen për ta parë atë është e mjaftueshme që Leci të mos ndalet së investuari.

I dashuruar në këtë sport është edhe Flamur Ismajli.
Bisha e tij, Audi 90 cupe është një tjetër veturë që të rrëqethë kur i dëgjon zhurmën e motorit.
Ai ka një motor RS6 biturbo 4.2 v8 që prodhon më shumë se 800 kuaj fuqi.
Koha më e shpejtë në pistën prej 402 metra ka qenë 9.8 sekonda duke arritur shpejtësinë maksimale 222 km/h.

Ismajli ka bërë një investim rreth 25.000 euro që kjo veturë e viteve të 90-ta të duket e frikshme.
E vetmja gjë që ai fiton nga ky pasion janë kupat dhe dashuria e tifozëve. Përveç publikut askush nuk e vlerëson një “çmenduri” të tillë.
Viti 2019 pritet të sjellë shumë befasi në këtë sport, ku investimet e mëdha do të bëjnë që të “dragu” të bëhet njëri nga sportet më të dashura në vend. /IndeksOnline/
