Bislimi: A po shkarkohet Qeveria që e ka hjekur taksën a që se ka hjekur, LDK dhe AAK dakordohuni!

Ministri i Financave, Besnik Bislimi, në seancën e Kuvendit ka lexuar vendimin 2010 kur është shkarkuar Nekibe Kelmendi.
Ai i ka thënë Arben Gashit të mos dezinformoj më tutje për këtë rast, shkruan IndeksOnline.
Bislimi ka thënë që të dakordohen LDK dhe AAK e të dijnë se pse po e shkarkojnë Qeverinë.
LDK po thotë se duhet ta rrëzojmë Qeverisë se nuk e ka hjequr tarifën, AAK po thotë po e rrëzojmë pasi e ka hjequr tarifën, Amani ju koftë dakordohuni.
Qëndrimet e Agim Veliut u menduat t’i arsyetoni me lirinë e shprehjes, ju lutem përdorni argumente të tjera”, tha Bislimi./IndeksOnline/