75 Mall Live Search
09:35 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / MSH

Bislimi arrin në Prokurori, për të dhënë deklaratë mbi rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, para pak minutash ka arritur në Prokurorinë Speciale, ku do të japë deklaratë lidhur me rastin e hetimeve mbi kontratën për fabrikën për mbetjet shtazore të Ministrisë së Bujqësisë, transmeton IndeksOnline.

Bislimi ishte ftuar për intervistim ditën e hënë, por për shkak të angazhimeve të mëparshme, kishte kërkuar që intervista të zhvillohej sot në orën 09:30.

Rasti ka të bëjë me hetimet për funksionalizimin e fabrikës së përpunimit të mbetjeve shtazore, për të cilën më 27 maj ishte intervistuar për më shumë se tri orë në cilësinë e të pandehurit edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci./IndeksOnline/