75 Mall Live Search
23:40 / E Martë, 05 Prill 2022 / OSH

Bislimi bashkë me ekip prezanton nivelin e implementimit të marrëveshjeve nga dialogu

I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se sot zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, bashkë me ekip ka prezanuar nivelin e zbatimit të marrëveshjeje të arritura në dialogun e Brukselit.

Lajçak thotë se kjo ishte një mundësi e mirë për t’u dhënë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian një pasqyrë rreth kësaj çështjeje.

“Sot mbajtëm një takim të Grupit të Veçantë për Normalizim në kuadër të MSA-së për Kosovën. Ishte një mundësi e mirë për t’u dhënë shteteve anëtare të BE-së një pasqyrë të nivelit se sa Kosova ka zbatuar marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut. Falënderoj zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi dhe ekipin e tij për prezantimet e tyre”, ka shkruar Lajçak.