75 Mall Live Search
16:25 / E Premte, 15 Shtator 2023 / Gj. Sh

Bislimi: BE-ja dhe Serbia nuk paraqitën asgjë, vetëm Kurti prezantoi një draft substancial

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Serbia nuk ka paraqitur asgjë ndërsa vetëm Kryeministri i Kosovës prezantoi një draft substancial dhe gjithëpërfshirës.

Bislimi, përmes një postimi në facebook ka thënë se çdo raportim alternativ është një shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i së vërtetës.

“Drafti i fundit i të dërguarit special të BE-sē për sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike, u nda me kryenegociatorin e Kosovës më 19 korrik. Ofronte një modifikim margjinal në krahasim me draftin e mëparshëm. Në takimin e nivelit të lartë me 14 shtator në Bruksel, vetëm Kryeministri i Kosovës prezantoi një draft substancial dhe gjithëpërfshirës.

BE-ja dhe Serbia nuk paraqitën asgjë, por këmbëngulën për të akomoduar kërkesën e Serbisë për t’u fokusuar vetëm në AKSHS. Çdo raportim alternativ është një shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i së vërtetës”, ka shkruar Bislimi./IndeksOnline/