13:28 / E Enjte, 13 Prill 2023 / B O

Bislimi e Murati nisen drejt SHBA-ve

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj vizite, do të zhvillojnë takime me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.