Bislimi e refuzoi Kosovën, flet për këtë vendim në mediat zvicërane

Uran Bislimi e ka refuzuar Kosovën. Lajmin e ka dhënë selektori, Alain Giresse. 22 vjeçari u ftua për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros për herë të parë, por që refuzoi të vinte.
Në një intervistë për mediat zvicërane, Bislimi ka thënë se nuk ishte vendim kundër Kosovës, por për ekipin e tij ku luan.

“Nuk ishte një vendim kundër Kosovës, por për Luganon. Jam i lumtur dhe krenar për skuadrën e kombëtares së Kosovës. Por, prioriteti im për momentin është të fitoj vendin e titullarit te Lugano. Dua të zhvillohem edhe më shumë si futbollit. Por nuk mund ta mohoj se të luash për kombëtaren e Zvicrës është padyshim ëndrra e çdo futbollisti” ka thënë Bislimi./Indeksonline/