75 Mall Live Search
10:40 / E Premte, 11 Korrik 2025 / S Z

Bislimi: Gjatë 26 vjetëve Policia e Kosovës ka shërbyer me besnikëri dhe përkushtim, radhët e saj po shtohen dhe udhëhiqen nga profesionalizmi

Sot po mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 62-të, të Policisë së Republikës së Kosovës.

E zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi i cili është i pranishëm në ceremoninë e diplomimit, ka thënë se për 26 vjet me radhë, Policia e Kosovës ka shërbyer me besnikëri dhe përkushtim dhe se radhët e saj po shtohen vazhdimisht dhe po udhëhiqen nga profesionalizmi. Ndërsa ka thënë se të jesh pjesë e  Policisë së Kosovës është nder dhe përgjegjësi e lartë.

“Për 26 vjet me radhë, Policia e Kosovës ka shërbyer me besnikëri dhe përkushtim. Radhët e saj po shtohen vazhdimisht dhe po udhëhiqen nga profesionalizmi. Të jesh pjesë e Policisë së Kosovës është nder dhe përgjegjësi e lartë. Këtë sot e dëshmojnë 280 kadetë, të cilët i bashkon një mision dhe qëllime të përbashkëta. Me dhënien e betimit, ata zotohen se do të punojnë me profesionalizëm dhe integritet, gjithmonë me përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Që nga viti 2021, kemi rritur ndjeshëm buxhetin për sigurinë. Kemi investuar në pajisje, logjistikë, dhe kemi përmirësuar infrastrukturën policore, përfshirë edhe ndërtimin dhe rregullimin e stacioneve policore në veri të vendit”, ka thënë Bislimi./Indeksonline/.