12:35 / E Diele, 24 Janar 2021 / Blerim

Bislimi: I nderuar me përkrahjen e familjes së Presidentit Rugova

Deputeti i LDK-së, Faton Bislimi ka vizituar familjen Rugova, ku është pritur nga dy djemtë e ish-presidentit Rugova, Mendimi dhe Uka.

Bsilimi ka thënë se rezidenca e Presidentit Rugova është shtëpia ku një ëndërr e madhe e kombit tonë zuri fill për t’u bërë realitet.

“Këtu u vendosën themelet e Republikës sonë në miqësi të përhershme me SHBA-të; këtu gjetën konakun e bujarisë dhe fisnikërisë sonë shqiptare shumë personalitete Amerikane e botërore të cilët u angazhuan pa rezervë për kauzën tonë të drejtë për liri, pavarësi e demokraci! Ndihem jashtëzakonisht i nderuar me përkrahjen e familjes së Presidentit Rugova për udhëtimin tim politik në shërbim të interesit nacional të Republikës sonë dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës,” ka deklaruar Bislimi, pas një takimi në familjen Rugova.

Ai ka thënë se ishte vlerësim i përbashkët se miqësia permanente me SHBA-të ka qenë postulat i patjetërsueshëm i Presidentit Rugova.

“Edhe sot, LDK dhe Kosova, mund të mburren me mikun e familjes së Presidentit, Dr. Faton Bislimi, si vlerë e posaçme e lidhjes sonë me Amerikën. Testamenti nuk harrohet, ai vazhdon!”, ka thënë Bislimi.