75 Mall Live Search
17:12 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / Z S

Bislimi ia dorëzon postin e zëvendëskryeministrit të parë Konjufcës

Besnik Bislimi i ka dorëzuar detyrën e zëvendëskryeministrit të parë, pasuesit të tij në qeverinë e re, Glauk Konjufcës.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi tha se Konjufcës i uroi suksese në këtë angazhim të ri.

Postimi i plotë:

Mirëprita Zëvendëskryeministrin e Parë njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Qeverisë Kurti III, Glauk Konjufca, për të bërë dorëzimin e detyrës.

I urova sa më shumë suksese në angazhimin e ri, me bindjen e plotë se Glauku bashkë me ekipin e tij, do të vazhdojnë punët e mbara dhe shërbejnë për interesat e vendit gjatë këtij mandati qeveritar.