75 Mall Live Search
16:47 / E Enjte, 15 Janar 2026 / MSH1

Bislimi jep detaje për fillimin e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka rikujtuar se nga nesër fillon zbatimi i ligjit për të huajt dhe ligjit për automjetet.

Sipas Bislimit, në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues rreth procedurave dhe rregullave specifike.

Kjo periudhë do të zgjasë deri më datën 15 mars, shkruan IndeksOnline.

“Pas kësaj fillon zbatimi i plotë i procedurave dhe rregullave që parashihen me ligjet e lartpërmendura” deklaron Bislimi.

Ky është postimi i plotë i tij:

Nga dita e nesërme fillon zbatimi i ligjit për të huajt dhe ligjit për automjetet. Në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues rreth procedurave dhe rregullave specifike, dhe kjo periudhë do të zgjasë deri më datën 15 mars. Pas kësaj fillon zbatimi i plotë i procedurave dhe rregullave që parashihen me ligjet e lartëpërmendura. Qeveria e Republikës së Kosovës njofton se kjo periudhë e zbatimit afirmativ duhet të përdoret maksimalisht për të filluar me procesin e integrimit përmbajtësor të sistemit shëndetësor dhe atë të arsimit në gjithë territorin e vendit.