75 Mall Live Search
11:53 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / L K

Bislimi: Kosova nuk pranoi koncesione për heqjen e masave të BE-së

Zëvendeskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, raporton në Komisionin për Integrime Evropiane.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë nëse do t’i hiqen masat ndëshkuese Kosovës, në mbledhjen e sotme të Komitetit Politik dhe të Sigurisë, megjithëse është raportuar se rekomandimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell është për largimin e masave.

Në raportim e sipër në Komisionin për Integrime Evropiane, Bislimi ka theksuar se vendosja e masave ka qenë e padrejtë dhe mbi të gjitha ka vlerësime se ka pasur shkelje ligjore gjatë vendosjes së tyre.

“Kosova nuk e ka statusin e kandidatit për Bashkimin Evropian dhe në këtë fazë derisa sa të jemi anëtar të plotë Kosovës nuk i kërkohet që legjislacionin ta ketë në harmoni të plotë me atë të Bashkimit evropian. Kosovës i kërkohet që ta përafrojmë legjislacionin”, ka deklaruar Bislimi.