19:00 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Bislimi kthehet në Kosovë: Serbia po jep një sinjal

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur për media pasi atij nuk i është lejuar që të vazhdojë rrugën drejt Beogradit.

Bislimi pas kthimit në Kosovë tha se mosofrimi i sigurisë nga ana e Serbisë është sinjal që nuk është e gatshme të punojë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Kemi paraqitur kërkesën para organeve, dhe ka qenë e aprovuar. Në një moment na është thënë se Serbia nuk mund të ofrojë siguri. Që për ne është sinjal, që Serbia nuk është ende e gatshme të punojë drejt normalizimit.  Është e dobët të ofrojë siguri për pjesëmarrësit”, tha ai.

Sipas tij, arsyeja e ndalimit të tij ka qenë diku tjetër, pasi thotë se Kosova ka pasur për qëllim që në Beograd ta jap versionin e tyre mbi zhvillimet për normalizimin e situatës.

“Arsyeja është krejt diku drejt. Ne kemi pasur për qëllim, që Beogradit dhe qytetarëve atje të ju japim versionin e Kosovës mbi zhvillimet që janë në Kosovë dhe drejt normalizimit të situatës. Qytetarët atje janë ekspozuar nga një propagandë shumë e tmerrshme nga qeveria e Serbisë, dhe si duket ka pasur një rezistencë të madhe që të mos e japim versionin tonë”, tha ai.

Tutje, Bislimi tha se mosofrimi i sigurisë nga ana e Serbisë ka pasur mundësi të komunikohet ende pa u nisur për në Beograd.

“85 km para se të mbërrijmë në Beograd. Kjo ka mund të ndodhë edhe këtu që mos ta bëjmë rrugën deri atje.

Një veturë e policisë i është bashkuar konvojit, dhe i ka kërkuar konvojit që të vendoset në një pushimore në atë rrugë, dhe i është komunikuar zyrës ndërlodhisë që duhet të kthehemi për shkak të sigurisë”, tha Bislimi.