75 Mall Live Search
15:51 / E Diele, 31 Dhjetor 2023 / LB

Bislimi: Në 2024 duhet reagim më vendimtar nga ana e BE-së në dënimin e agresionit në Banjskë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se në 2024, duhet të ketë një reagim më vendimtar nga ana e Bashkimit Evropian në dënimin e agresionit në Banjskë.

Ai ka thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë e kujdesshme dhe vigjilente, gjithmonë e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër, e zbatimin e marrëveshjeve reciprokisht, në mënyrë të drejtë, të balancuar e të barabartë.

Bislimi ka theksuar se pas këmbënguljes së palës kosovare, targat dhe energjia ishin dy nga çështjet që u adresuan dhe ecën drejt epilogut .

“Pas më shumë se 20 vitesh rryma do të paguhet në veri, e pas më shumë se 10 vitesh Serbia njoftoi se do t’i njohë targat RKS”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Ai më tej ka përmendur edhe raportin për vendin nga Komisioni Evropian, ku sipas tij u theksua ulja e ndjeshme e nivelit të papunësisë nga 19% në 11.8%.