75 Mall Live Search
13:37 / E Enjte, 09 Shtator 2021 / OSH

Bislimi: Nuk ka arsye për zgjatjen e marrëveshjes për targat me Serbinë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pas vizitësh dy ditore në Bruksel ka thënë se Qeveria nuk ka arsyeje për zgjatjen e marrëveshjes për target me Serbinë, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se gjatë implementimit të marrëveshjes palët kanë devijuar dhe kanë dashur ta imponojnë si marrëveshje të përhershme.

“Në takimin ku është diskutuar për targa ne kemi deklaruar që afati përfundon në shtator të vitit 2021 dhe nuk shohim arsye për zgjatjen e marrëveshjes.

 Përdorimi i targave KS ka filluar me marrëveshjen e vitit 2011 dhe gjatë implementimit palët kanë devijuar dhe kanë dashur ta imponojnë si marrëveshje të përhershme”, tha Bislimi në konferencë për media./IndeksOnline/