Bislimi nuk tregon për takimin që pati me Lajçakun, shkruan për statusin e kandidatit për në BE

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, nuk ka treguar për takimin që pati sot me të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Megjithatë vetëm pak minuta diferencë nga njoftimi që bëri Lajçak, Bislimi zgjodhi që në twitter.
”Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë ndër prioritetet dhe angazhimet tona kryesore, në përputhje me vlerat dhe agjendën e BE-së. Ata na tregojnë një tregues të vërtetë për gatishmërinë që #QoK po arrin shpejt statusin e kandidatit me një perspektivë të qartë drejt Flamurit të Bashkimit Evropian”.
Këtë e ndërlidhi me një tjetër cicërimë të tij duke komentuar arritjet e Kosovës në çështjen e luftës ndaj korrupsionit.
”Faleminderit për mbështetjen Gjermanisë, Francës, Bashkimit Europian, partnerë dhe institucione, në arritjen tonë në luftën kundër korrupsionit”, shkruan Bislimi.
Rule of law, fight against corruption and organized crime are among our key priorities and commitments, in line with EU values & agenda. They show us real indication for the readiness that #GoK is quickly reaching for the candidate status with a clear perspective towards 🇪🇺.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) January 25, 2022
Lajçaku takohet me Bislimin në Vjenë, diskutojnë për dialogun