75 Mall Live Search
13:18 / E Enjte, 09 Shtator 2021 / OSH

Bislimi pas takimeve në Bruksel: Pala serbe kërkon të hapen arkivat e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një konferencë ka informuar opinion publik për atë që është diskutuar në dy ditët e fundit në Bruksel.

Bislimi ka qëndruar për dy ditë në Bruksel ku ka pasur takim me kryenegociatorin e palës serbe, Petar Petkoviq takim i ndërmjetësuar nga Emisari Miroslav Lajcak.

Ai tha se ndër temat e diskutuar fokus ka pasur çëshja e personave të pagjetur në luftë, shkruan IndeksOnline.

“Më datat 7 dhe 8 shtator kemi pasur pesë takime të përditshme me BE. Të martën kanë qenë tri takime. Në takimin e tretë është takuar për të pagjeturit. Të gjitha këto takime kanë qenë bilaterale.

Të mërkurën kemi pasur dy takime me Lajçak. Në këtë takim u disktuar ekskulizivisht për personat e pagjetur në luftë”, tha ai.

Bislimi në konferencë për marrëveshjen për targat tha se Qeveria nuk sheh arsyeje për vazhdimin e kësaj marrëveshje.

Ai tha se çështja e të pagjeturve është e vetmja temë që janë pajtuar që të trajtohet edhe në takim trilateral për shkak të urgjencës.

“Ne kemi evidentuar se problem kryesor është mos hapja e arkivave nga pala serbe. Në takimin trilateral jemi njoftuar që nga lokacioni në Kizhevak janë idenfitikuar emrat e shtatë personave të gjetur”, tha ai.

“Pala serbe është deklatuar hapur kanë thënë se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat, sipas tyre edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-së, mendoj se kjo është në interes tonë pasi shumica e varrezave masive ndodhen në këto varreza ku informata kanë arkivaat ushtarake të Serbisë”.  

Sipas tij këto dy  tema janë trajtuar në Bruksel, e të pagjeturve dhe ajo definimi i elementeve që duhet të përfshihen në marrëveshje e gjithëpërfshirëse. /IndeksOnline/