Bislimi për intervistën e Gërvallës ku thuhet se UÇK-ja ka kryer krime: Nuk i komentoj deklaratat politike të të tjerëve

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e ka pyetur sot zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin për deklaratat e anëtarëve të Qeverisë lidhur me luftën e UÇK-së, një ditë pas intervistës së kryediplomates, Donika Gërvallës në mediat zvicerane.
Bislimi tha se nuk i komenton “deklaratat politike të të tjerëve”.
“Për pjesën e subjektivitetit të Kosovës mendoj që me çdo veprim tonin jemi duke u menduar që të punojmë në këtë drejtim, nuk është temë sot deklaratat politike të të tjerëve. Unë mund të them që me përgjegjësi që qeveria më pro UCK që do ta kemi edhe që do të kemi pas e që nuk lejon që UCK të kepqërdoret do të jetë jo qeveri”, tha Bislimi.