75 Mall Live Search
16:30 / E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 / Z S

Bislimi priti në takim Jiri Plecity, diskutuan rreth integrimit të Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity.

Së bashku diskutuan rreth procesit të integrimit evropian të Kosovës. Zëvendëskryeministri theksoi se është me rëndësi ratifikimi në Kuvend i marrëveshjeve rreth Planit të Rritjes në mënyrë që të krijohen kushtet për lirimin e fondeve të destinuara për Kosovën. Ai shtoi se Kosova ishte vendi i parë që aprovoi agjendën e reformave.

Në vijim, foli rreth nevojës për heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës, gjersa nuk ka më asnjë kusht që duhet të plotësohet nga ana e shtetit tonë.

Shefi i Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity, po qëndron në vendin tonë ndërsa do të marrë pjesë edhe në takimin e radhës të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.