75 Mall Live Search
18:13 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2024 / Z S

Bislimi reagon pas ftesës për Kurtin nga Prokuroria Speciale

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar për ftesën që i bëri Prokuroria Speciale e Kosovës kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në cilësinë e dëshmitarit.

Në një postim në Facebook, Bislimi ka ironizuar me prokurorin që e kanë nisur ftesën ndaj Kurtit.

“Pse kjo nguti i nderuar prokuror? Fushata fillon ne janar”, ka thënë Bislimi.

Theksojmë se zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për ftesën e Kurtit tha se në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, kurse sipas tij, përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025./Indeksonline/