75 Mall Live Search
20:07 / E Enjte, 21 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Bislimi reagon pas sulmit në Pragë

Mbi 15 persona janë vrarë dhe 24 janë plagosur rëndë, si pasojë e sulmit me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit, në Pragë të Republikës Çeke, kanë thënë shërbimet e emergjencës.

Zëvendëskryeministri, i Kosovës Besnik Bislimi, ka reaguar lidhur me këtë, ai ka ngushëlluar familjet e viktimave që u vranë në sulmin ne Pragë.

Ky sulm që ndodhi pasditen e së enjtes, është një lajmi i trishtuar ka theksuar Bislimi.

“Skena zemërthyese të të shtënave në Pragë. Ngushëllimet e mia të thella për familjet dhe miqtë e viktimave dhe për të gjithë popullin çek. Ky sulm i tmerrshëm është një lajm i trishtuar dhe një ditë e trishtuar për të gjithë ne”, ka shkruar Bislimi në X.

Policia ka thënë se sulmuesi, 24-vjeçar, ka qenë student i universitetit dhe sulmi ka qenë i paramenduar.